Publikohet monografia për Vjosën, studimi i përbashkët shqiptar dhe ndërkombëtar

Aktualitet | 2 vite më parë

Publikohet monografia “Vlerat natyrore dhe biodiversiteti i Deltës së Vjosës – gjendja sot dhe kërcënimet”, një studim i rëndësishëm shkencor, që përfaqëson një kontribut konkret për mbrojtjen dhe planifikimin e qëndrueshëm të një prej pasurive më të çmuara natyrore të vendit tonë.

Prej më shumë se një dekade, ekspertë të ekologjisë lumore nga Fakulteti i Shkencave Natyrore, Universiteti i Tiranës, në bashkëpunim me kolegë nga Universiteti Bujqësor atë Politeknik i, si dhe me partnerë nga universitete dhe institucione kërkimore austriake (Universiteti i Vjenës, ai i BOKU-t etj.), gjermane dhe italiane, kanë punuar intensivisht për të siguruar bazën shkencore mbi të cilën u mbështet shpallja e Parkut të parë Kombëtar të një lumi të egër në Evropë – Parku Kombëtar i Lumit të Vjosës.

Që prej vitit 2022, Universiteti i Tiranës po drejton projektin VjoSusDev (2022–2026), i financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA), me objektiv kryesor vlerësimin mjedisor të peizazhit lumor të Vjosës dhe degëve të saj, si themel për një menaxhim të integruar të ujërave dhe zhvillim të qëndrueshëm të të gjithë pellgut ujëmbledhës.

Ruajtja e integritetit ekologjik të Vjosës nuk është vetëm një çështje shkencore, por një prioritet kombëtar dhe ndërkombëtar.

Publikimi u organizua nga Departamenti i Biologjisë, i prezantuar nga Prof. Aleko Miho në FSHN, në prani të zëvendësrektores së UT-së, Prof. Anila Paparisto, të prof. nga Universiteti i Vjenës dhe të studiuesve të njohur shqiptarë dhe të huaj.

Gazetare: Edlira Birko

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme