Jovic dhe Reijnders i japin Milanit finalen, bie mundësia e “Tripletës” për Interin

Futboll Bota | 2 vite më parë

Në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Italisë, Milani mundi Interin 3-0 dhe u bë finalisti i parë i kompeticionit. Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë, zikaltërit nisën fuqishëm në San Siro me turmën në krah, por pas traversës së Dimarco (22′) dhe rastit të humbur të Lautaro, ishin kuqezinjtë ata që kaluan në epërsi me Jovic (36′) me një goditje të saktë me kokë.

Në fillim të pjesës së dytë, serbi shënoi golin e dytë (50′). Në minutën e 85-të, Reijnders vendosi fitoren në kasafortë. Kuqezinjtë tani presin emrin e kundërshtarit të tyre në finalen e Romës më 14 maj, me Bolonja favorite pas fitores 3-0 në ndeshjen e parë ndaj Empolit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme