Xhiro e Italisë 2025, prezantohet fanella e re e fituesit të garës

Evente Sportive | 2 vite më parë

Teksa kanë mbetur edhe pak ditë nga nisja e Xhiros së Italisë 2025, organizatorët kanë prezantuar fanellën e re me ngjyrë rozë, atë që vesh fituesi i kësaj gare. Tekstura përmban një hartë botërore për të përcjellë natyrën ndërkombëtare të Xhiros.

Kujtojmë që ky edicion i Xhiros së Italisë do të nisë në Shqipëri me 3 etapat e para që do të zhvillohen në vendin tonë.

Edicioni i 108-të i garës së njohur çiklistike do të nisë në 9 maj (Durrës-Tiranë), në 10 maj do të zhvillohet një garë kronometri në kryeqytet, ndërsa në 11 maj do të zhvillohet etapa e tretë në Shqipëri që përfundon në Vlorë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme