Xhimi Vardi i thotë lamtumirë Lestërit pas 13 vitesh

Lester Siti dhe Xhimi Vardi nuk do të jenë më bashkë. 38-vjeçari, protagonist i fitores së ekipit në fjalë në Premier Ligë në 2016-ën dhe FA Cup në 2021-in, lajmëroi se kontrata e tij nuk është rinovuar nga klubi, i cili u rikthye në Championship.
Vardi ka qenë një “bekim” për ekipin e Lestërit. Ai u ble për 1 milionë stërlina në verën e 2012-ës dhe ka shënuar 198 gola në 496 prezenca me ekipin në fjalë. Falë golave të shënuar Vardi është grumbulluar edhe nga Anglia me të cilën ka shënuar 7 gola në 26 prezenca.
“Ndodhem këtu prej aq shumë kohësh sa në një moment kam menduar se nuk do të largohesha kurrë prej këtej. Por dua që të vazhdoj të luaj pasi të shënoj gol është gjëja që më pëlqen më shumë. Shpresoj që të shënoj përsëri me Lestërin në ndeshjet e mbetura dhe në të ardhmen shpresoj të shënoj edhe shumë të tjerë. Unë mund të jem 38 vjeç, por kam ambicie të arrij shumë”, tha Vardi.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




