Besa-Pogradeci, finalja e play off-it

Besa dhe Pogradeci siguruan finalen e play off-it të Kategorisë së Parë, ku do të përcaktohet ekipi që do të përballet me skuadrën e renditur në vendin e tetë të “Abissnet Superiore”.
Në ndeshjet e luajtura ditën e sotme, Besa barazoi me Apoloninë 1-1 në stadiumin ‘Niko Dovana’ dhe sipas skemës së përcaktuar nga FSHF skuadra e renditur më mirë në klasifikim kualifikohet për në ndeshjen finale në rast barazimi pas 90 minutave të lojës së rregullt.
Ndërsa Pogradeci triumfoi ndaj Burrelit me rezultatin 0-1dhe siguroi finalen e play off-it.
Më 28 prill do të luhet sfida finale e fazës play-off, Besa- Pogradeci, për të vendosur skuadrën që do të përballet me ekpin e renditur në vendin e tetë në kampionatin “Abissnet Superiore” në finalen e play out-it, që do të përcaktojë se kush do të luajë sezonin e ardhshëm në elitën e futbollit shqiptar.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



