Inter-Milan përfundoi pa shtesë, Inzaghi i tërbuar me arbitrin e katërt: “Mos jep shtesë! Mos tall b*****!”

Itali | 2 vite më parë

Simone Inzagi nuk u papërmbajtë në pankinë në fundin e ndeshjes Inter-Milan dhe u kthye në protagonist tç një episodi absurd. Trajneri i Interit i mërzitur nga humbja e rëndë e skuadrës së tij shpërtheu ndaj arbitrit të katërt në momentin që duhej të komunikonte minutat shtesë.

Ndeshja e transmetuar nga rrjeti Mediaset ekspozoi teknikun zikaltçr, i cili me një gjuhë të ashpër u drejtua nga gjyqtari i katërt duke i kërkuar të mos jepnin minuta shtesë.

Me një reagim të shpejtë dhe me gishtin e drejtuar, Inzaghi iu afrua arbitrit Aureliano: “Nuk dua shtesë! Mos tallni byt*ën! Nuk e dua!”.

Përballë përpjekjeve të arbitrit të katërt për të qetësuar situatën, trajneri i Inter e përsëriti me zë të lartë: “Nuk e dua!”. Nç ato çaste Interit largohej nga njçri prej fronteve ku po luftonte këtë sezon. Ndeshja e parë kishte mbaruar 1-1 dhe rezultati 3-0 i maturuar gjatë duelit të kthimit frustroi tej mase Inzagin.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme