Qytetarët e Kosovës pa viza në Malajzi, mund të udhëtojnë lirshëm për qëndrime deri në 30 ditë

Kosovë | 2 vite më parë

Qeveria e Malajzisë ka vendosur heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës për qëndrime që nuk janë më të gjata se 30 ditë.

Lëvizja u përshëndet nga presidentja Vjosa Osmani, e cila në një postim në rrjetin social “X” bëri me dije se javën e ardhshme do të jetë në vendin e Azisë Juglindore, kur edhe do të hapet ambasada e Kosovës në kryeqytetin Kuala-Lumpur.

“Ky vendim i rëndësishëm është një shenjë e qartë se lidhjet mes dy vendeve tona po rriten fuqishëm. Iu shpreh falënderimet e mia të sinqerta institucioneve të Malajzisë për këtë vendim domethënës,” shkroi znj. Osmani në postimin e saj.

Pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës në 17 shkurt 2008, në tetor të po të njëjtit vit, Malajzia u bë shteti i 52-të në botë që e njohu atë si shtet të pavarur dhe sovran.

Me vendimin më të fundit të qeverisë së malajziane, shteti aziatik bëhet vendi i 53-të ku qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë lirshëm pa regjim vizash. 

Gazetare: Elda Pepa

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme