Shkodër, Rama: Ambicia jonë, pagën mesatare të mësuesve ta çojmë në 1250 euro

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ambicia e qeverisë së tij është që pagën mesatare për mësuesit ta çojë në 1250 euro.
Duke folur nga Shkodra ku mori pjesë në prezantimin e projektit për rindërtimin e shkollës “Ismail Qemali”, në këtë qytet, Rama tha se shkollat do të pajisjen edhe me laboratorë inteligjentë, ndërsa shpjegoi se deri më tani janë 300, por synohet të shkohet në 900.
“Përtej gjitha mureve që rindërtojmë, hapësirave që krijojmë apo pajisjeve të fjalës së fundit që marrim, shkolla fillon nga mësuesit dhe mirëqenia e tyre është domosdoshmëri.
Ju siguroj se pavarësisht faktit që kemi rritur në mënyrë të ndjeshme vëmendjen ndaj mësuesve, kemi garantuar paprekshmërinë e tyre në aspektin e sigurisë së vendit të punës.
Kemi siguruar që hyrja në radhët e mësuese të bëhet në mënyrë meritokratike dhe pavarësisht se i kemi rritur ndjeshëm pagat e mësuesve. Jam vetëdijshëm që duhet më shumë dhe ambicia jonë është që paga në mesataren e vetë të shkojë në 1250 euro. Besoj se është plotësisht e arritshme me të gjitha mundësitë që na jep rritja e qëndrueshme ekonomike”, tha ai.
Rama shtoi se në qytetin e Shkodrës janë një sërë shkollash në Shkodër “ku po investohet dhe po punohet për transformimin e tyre, qoftë tërësor, qoftë për infrastrukturën sportive, apo konviktet e shkollave profesionale”.
“Kemi 450 shkolla të reja se nuk janë si në Europë, po janë si shkollat e mira të Europës. Dhe pasdikutim shkolla Ismail Qemlai në Shkodër do të jetë në një nga më të bukurat. Jemi në fazën e pajisjes së shkollave me laboratorët inteligjentë. Deri më tani janë rreth 300, do të shkojnë në 900 në total. Janë një sërë shkollash në Shkodër ku po investohet dhe po punohet për transformimin e tyre, qoftë tërësor, qoftë për infrastrukturën sportive, apo konviktet e shkollave profesionale”, theksoi Rama.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



