Bajerni sheh titullin, Kompani modest: Ka ende ndeshje, s’do të jetë festa ime e parë!

Vinsent Kompani doli sot përpara gazetarëve për të prezantuar ndeshjen e radhës të Bajernit, i cili ndeshet ditën e nesërme në Mynih me Mainzin. Nëse bavarezët fitojnë dhe Leverkusen nuk bën të njëjtën gjë përballë Leverkusenit atëherë klubi bavarez do të festojë titullin e 34-rt në histori.
“Me Manizin do të shfaqemi të motivuar pasi ata na kanë mundur. Do të japim maksimumin dhe jemi mjaft të motivuar për këtë takim”, tha Kompani, i cili evidentoi faktin se skuadra e tij në 30 takime ka pësuar vetëm humbje në Bundesligë duke barazuar këështu rekordin e vendosur nga Ançeloti në sezonin 2016/17 kur në mesfushën e ekipit kampion luante edhe Shabi Alosno.
Gazetarët pyetën belgun se si ndihej tani që ishte pranë triumfit të parë historik si trajner. “Nuk jam dakord me këtë që thoni, e kam dëgjuar shpesh herë dhe nuk jam dakord. Për mua ky titull me Bajernin do të ishte i dyti pasi kam fituar edhe një më parë me Bërnlin kur u shpallëm kampion të Championship. Nuk jam dakord që nuk e konsideroni atë sukses pasi ne dolëm në rrugët e qytetit dhe e festuam”, tha Kompani.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




