Funerali i Papa Françeskut, monarkë e presidentë iu bashkuan ceremonisë mortore

Botë | 2 vite më parë

Udhëheqësit politikë dhe fetarë, së bashku me mijëra pelegrinë, u mbledhën në Vatikan për t’i dhënë lamtumirën Françeskut. Gjithsej 130 delegacione duke përfshirë 55 krerë shtetesh, 14 krerë qeverish dhe 12 monarkë ishin të pranishëm.

Dhjetëra udhëheqës dhe personalitete, duke përfshirë Donald Trump, Volodymyr Zelensky dhe Princin William, iu bashkuan rreth 250 mijë njerëzve të pranishëm, ku 50 mijë ishin brenda vetë Sheshit të Shën Pjetrit.

Nga Shqipëria ishin të pranishëm Presidenti Bajram Begaj, Ministri Igli Hasani, ambasadorja Majlinda Frangaj dhe Ministrja Adea Pirdeni.

  • Papa Françesku, papa i parë i Amerikës Latine dhe udhëheqësi i rreth 1.4 miliardë katolikëve, vdiq në moshën 88-vjeçare më 21 prill, të hënën e Pashkëve.

    /rtsh.al/


    Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

    Komentet 0

    Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

    Të ngjashme