Kardinali Giovanni Battista Re: Françesku ishte një Papë në mesin e popullit

Gjatë ceremonisë mortore të Papa Françeskut, Kardinali Giovanni Battista Re, dekani i Kolegjit të Kardinalëve, përshkroi jetën e Papës së ndjerë si një rrugëtim të përkushtuar ndaj të tjerëve, “deri në ditën e fundit të jetës së tij tokësore”.
“Papa Françesku zgjodhi të ndiqte një rrugë të vetëdhënies deri në ditën e fundit,” tha Re gjatë predikimit të tij përpara mijëra njerëzve të mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit.
Kardinali ndau kujtimet më të fundit të Papa Françeskut, paraqitjen publike të tij në Ditën e Pashkëve, vetëm një ditë para se të ndahej nga jeta.
“Imazhi i fundit që kemi për të, i cili do të mbetet i skalitur në kujtesën tonë, është ai i të dielës së kaluar, kur, megjithë problemet e tij të rënda shëndetësore, donte të na bekonte nga ballkoni i Bazilikës së Shën Pjetrit.”
Ai kujtoi se pas bekimit tradicional, Papa Françesku zbriti në shesh për të përshëndetur turmën duke përdorur makinën e hapur, në një gjest të fundit afërsie me njerëzit që i kishte shërbyer me dashuri për më shumë se një dekadë.
“Me lutjet tona, ne tani ia besojmë shpirtin e Papës sonë të dashur Zotit, që t’i japë atij lumturi të përjetshme në vështrimin e ndritshëm dhe të lavdishëm të dashurisë së Tij të pamasë,” përfundoi predikimin e tij Kardinali Giovanni Battista Re.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




