Dita e madhe në Liverpul/ Bileta më e lirë kushton 675 paund, pub-et përgatiten për orë të zgjatura, “COVD-19” s’kushtëzon më festën

Liverpuli po përgatitet sot për një ditë të madhe. Nëse të besuarit e Slot marrin vetëm një pikë përballë Totenhem atëherë ekipi i “Anfield Road” do të kurorëzohet për herën e 20-të kampion i Anglisë.
Ky triumf pritet që të festohet siç duhet kësaj here krahasuar me titullin e fituar në sezonin 2019-2020 kur Mersisajdi ishte gjysmë i bllokuar për shkak të regullave që shërbenin për parandalimin e përhapjes së “COVID-19”.
Sa i përket ditës së sotme i gjithë qyteti është bërë gati ndërsa tifozët me më shumë fat janë ata, të cilët kanë siguruar një biletë në stadium. Thuhet se në tregun e zi bileta më e lirë për një vend në “Anfield” ka kushuar plot 675 paund.
Për festë janë përgatitur edhe pub-et, të cilët ndodhen në rrugët që të çojnë në stadiumin “Anfield Road”. Sipas disa menaxherëve janë përgatitur për të qëndruar gjatë sot në punë…
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




