Ishin nisur drejt Tiranës për të luajtur finalen e dytë, volejbollistet e Skënderbeut aksidentohen në Qafë Thanë

Autobusi në të cilin udhëtonte ekipi i vajzave të volejbollit të Skënderbeut është përfshirë në një aksident automobilistik.
Ndeshja e dytë mes Tiranës dhe Skënderbeut në volejboll për femra është anuluar nga Federata e Shqiptare e Volejbollit pasi autobusi i ekipit të vajzave nga Korça ka pësuar aksident të rëndë në Qafë Thanë.
Edhe pse ende nuk është zbardhur e gjithë ngjarja mësohet se volejbollistet Malaj dhe Mehmeti janë lënduar në shpatull ashtu si edhe trajneri Orlando Koja.
Të tre personat në fjalë janë shoqëruar në Spitalin e Prrenjasit ku edhe po marrin ndihmën e parë mjekësore.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




