Denaj: Veterinerët çdo ditë në terren, garanci për sigurinë ushqimore

Sociale | 2 vite më parë

Në Ditën Botërore të Veterinarisë, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ka deklaruar se veterinerëtjanë garanci për sigurinë ushqimore.

Duke shprehur mirënjohjen e veçantë për trupën veterinere, ajo theksoi se rreth 500 veterinerë janë çdo ditë janë në terren për të garantuar shëndetin e kafshëve dhe sigurinë ushqimore.

Sipas ministres Denaj, “ata kapërcejnë me sukses sfidat më të vështira, përfshirë ato të sëmundjeve pandemike dhe ndërkufitare, në mbrojtje të shëndetit të kafshëve në të gjithë vendin”.

Denaj shprehu “falënderim edhe për çdo mjek veterinar të AKVMB-së, për kontributin e mjekëve veterinarë privatë, për 1200 profesionistët e Urdhrit të Veterinerëve, të cilët janë thelbësorë për plotësimin e çdo hallke të zinxhirit të kontrollit në funksion të garantimit të shëndetit publik veterinar”.

  • “Respekt për të gjithë ata që kontribuojnë sot me profesionalizëm dhe për ata që ndër vite i kanë dhënë shumë këtij profesioni fisnik. Urime të përzemërta në ditën tuaj”, shkruan ministrja Denaj në një postim në rrjetet sociale.

    /rtsh.al/


    Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

    Komentet 0

    Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

    Të ngjashme