BE: Zgjedhjet e 11 majit kanë rëndësi kyçe, mbështesim grupin e OJF-ve për monitorimin e tyre

Zgjedhje 2025 | 2 vite më parë

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë, nëpërmjet një deklarate publikuar në rrjetet sociale, ka vënë theksin në faktin se zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, kanë një rëndësi kyçe, pasi zhvillohen pak kohë pasi Shqipëria nisi negociatat për Grupkapitullin 1, i cili fokusohet te sundimi i ligjit dhe proceset demokratike.

Sipas njoftimit për shtyp, në këtë kuadër, BE-ja ka mbështetur krijimin e Grupit të OJF-ve për Monitorimin e Zgjedhjeve, duke promovuar zgjedhje gjithëpërfshirëse, transparente dhe të besueshme.

Kjo nismë, sipas delegacionit të BE-së në Tiranë,  është pjesë e përpjekjeve më të gjera për të forcuar institucionet demokratike dhe për të nxitur procese zgjedhore gjithëpërfshirëse, transparente dhe të besueshme në Shqipëri.

“Shoqëria civile është thelbësore për ndërtimin e besimit — duke monitoruar, duke nxitur dialogun dhe duke mobilizuar qytetarët, veçanërisht votuesit për herë të parë dhe grupet e margjinalizuara. Është inkurajuese të shohësh mbi 200 aktivistë tashmë të angazhuar. Një shoqëri civile e fortë dhe aktive është jetike për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE — për të siguruar që ky proces të jetë gjithëpërfshirës dhe që reformat të jenë të qëndrueshme. Ne do të vazhdojmë të mbështesim organizatat e shoqërisë civile shqiptare që mbrojnë vlerat demokratike dhe të drejtat e njeriut,” tha ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme