Ekspozitë nga Dhimitraq Robo, artisti fierak çel ekspozitën në galerinë “Vilson Kilica”
Në galerinë “Vilson Kilica” të qytetit të Fierit është hapur ekspozita me grafika e piktorit fierak Dhimitraq Robo. Artisti sjell grafikat interesante të cilat shfaqin elemente autoktone të jetës myzeqare, objekte që dikur janë përdorur në jetën e përditshme por edhe në institucionet e besimit.
“Është lirshmëria dhe trajtimi artistik i grafikës bëhet me trajtime kompozicionale, me koncepte të stilizuara. Galeria ime trajton tema simbolike dhe metaforike”, u shpreh piktori Dhimitraq Robo.
Mes elementeve të tokës, ujit dhe zjarrit studiuesi Maksim Zarka veçon dashurinë e piktorit për traditën myzeqare, lidhjen e punimeve te grafikes me elemente autoktone të etnografisë.
“Grafika e tij është e qetë është e bukur, është e gdhendur me dëshirë dhe dashuri”, u shpreh studiues arti, Maksim Zarka.
Ekspozita e piktorit Dhimitraq Robo, do të qëndrojë e hapur për vizitorët në galerinë “Vilson Kilica” të Fierit deri ne fillim te muajit maj.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




