Tepelenë, më pak raste me virozë – Mjekët: Të sëmurët kronike të tregojnë kujdes
Gjatë kësaj periudhe, në spitalin e Tepelenës është vërejtur një rënie e ndjeshme e rasteve me viroza të stinës, krahasuar me muajin mars. Në atë kohë numri i vizitave ditore shkonte deri në 40, ndërsa aktualisht paraqiten mesatarisht 15 persona në ditë. Virozat kanë ardhur në rënie për shkak të ndryshimeve klimatike Në vend të tyre, tani vërehet një shtim i rasteve me alergji të stinës, të cilat janë më të shpeshta gjatë pranverës.
“Vazhdojmë të kemi ende viroza por që janë viroza të stinës, sëmundjet alergjike dhe të sëmurët kronik ku paraqiten rreth 15-20 raste në ditë, nuk kemi pasur fluks të shtuar apo raste problematike”, u shpreh mjek pneumolog, Shahin Meçe.
Mjeku pneumolog, Shahin Meçe apelon për kujdes të shtuar, veçanërisht për ata që vuajnë nga alergjitë sezonale, pasi simptomat mund të ngatërrohen me ato të virozave dhe të çojnë në trajtime të gabuara.
“Më problematike janë alergjitë e stinës ku vijnë dhe raste të rënduara. Shfaqen në forma të ndryshme dhe duhet të tregojnë kujdes kur kemi acarim të gjendjes shëndetësore”, tha mjeku.
Në këto kushte, rekomandohet shmangia e kontaktit me polenat, mbajtja pastër e ambientit të banimit dhe konsultimi me mjekun për terapinë e duhur.
Gazetare: Enkeleda Domeri
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




