Baba Hekuran Nikollari “Qytetar Nderi” – Bashkia e Kolonjës e nderon për kontribut në besimin fetar dhe shoqëror

Sociale | 2 vite më parë

Me një ceremoni të veçantë, Bashkia e Kolonjës i dha titullin “Qytetar Nderi” Baba Hekuran Nikollarit, një figurë e njohur për kontributet e tij të vyera në besimin fetar dhe atë shoqërore. Në motivacionin zyrtar theksohet se ai nderohet “për kontribute fetare dhe shoqërore, si dhe si njeri që ka mbajtur dhe përcjellë vlerat fetare humanitare”.

“Ai vet kishte shprehur dëshirë që të mos kishte një ceremoni madhështore duke qenë se nuk mundi të ishte vet e bën këtë ceremoni të veçantë dhe të paqtë. Padyshim që është nderi i çdo bashkie që do ta kishte qytetar nderi Baba Hekuranin për vlerat që ai kishte”, u shpreh Erion Isai, Kryetar i Bashkisë Kolonjë.

Miqtë e ngushtë të Baba Hekuranit, vlerësuan përkushtimin e tij të palodhur ndër vite, duke e cilësuar si një njeri të rrallë, që ka ditur të ndërtojë ura dashurie dhe mirëkuptimi mes njerëzve.

“Baba Hekurani ishte një njeri i rrallë, me punën dhe veprën e tij fitoi besimin e të gjithë qytetarëve të rrethit të Përmetit”, u shpreh Sabri Skënderi, mik i Baba Hekuran Nikollarit.

Krahas ceremonisë së nderimit, u përurua edhe rikonstruksioni i rëndësishëm i tyrbeve në Teqenë e Kreshovës, ku u restauruan 8 mezare dhe gjithashtu edhe mezari i Dervish Elmazit në Mekamin e Gjonçit, një hap i rëndësishëm për ruajtjen e trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore të zonës.

Gazetare Eftjola Fili

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme