“Shtëpia me gjethe” e mbushur me turistë, vizitorët zbulojnë sekretet e diktaturës shqiptare
Në zemër të Tiranës, mes ndërtesave moderne dhe zhurmës së përditshme, qëndron edhe “Shtëpia me Gjethe”, një nga muzetë më të vizituar nga turistët e huaj në Shqipëri. Ky ish-institucion i Sigurimit të Shtetit gjatë regjimit komunist, sot është shndërruar në një pikë reflektimi dhe dëshmie historike që tërheq me mijëra vizitorë çdo vit.
“Turistët e huaj janë të tërhequr pas kësaj periudhe dhe kanë kureshtje se çfarë ndodhi me vendin tonë gjatë kësaj kohe”, u shpreh Etleva Demollari, Drejtoreshë e ‘Shtëpisë me Gjethe”.
Shumë prej turistëve e vizitojnë Muzeun Shtëpia me gjethe për herë të parë, ata shprehen të mahnitur pasi ky muze tregon një realitet të vështirë, por edhe një pjesë të historisë së Shqipërisë.
“Kam ardhur me familjen nga Italia dhe sapo mbaruam vizitën tek “Shtëpia me gjethe”, u futëm në pjesën ë poshtme, ishte e bukur dhe e frikshme njëherazi”, u shpreh një turiste.
“Shtëpia me Gjethe” është kthyer sot në një nga ndalesat më të kërkuara për turistët që vizitojnë Tiranën. Ajo tërheq vizitorë nga e gjithë bota, por këtë vit kryesojnë ata nga Italia, Anglia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




