Partia Liberale fiton zgjedhjet në Kanada, kryeministri Carney: Kurrë nuk do t’i nënshtrohemi kërcënimeve të Trump

Botë | 2 vite më parë

Partia Liberale ka fituar zgjedhjet në Kanada, në një kthesë të jashtëzakonshme për partinë e qendrës së majtë.

Liberalët e Mark Carney mundën konservatorët, të udhëhequr nga Pierre Poilievre. Konservatorët për muaj të tërë mbajtën një avantazh në sondazhe, para se Trump të vendoste tarifat ndaj Kanadasë dhe kërcënoi se do të aneksonte vendin.

Por edhe pse Carney mbetet kryeministër, liberalët fituan vetëm një pakicë vendesh në Dhomën e Komuneve, duke e bërë qeverinë më të brishtë dhe të varur nga partitë më të vogla për të qëndruar në pushtet.

Ndërsa shpalli fitoren, Carney tha se vendi i tij “kurrë nuk do t’i dorëzohet Shteteve të Bashkuara”. Udhëheqësi i Partisë Liberale kritikoi presidentin amerikan Donald Trump, ndërsa i dërgoi një mesazh uniteti kombit, duke premtuar se do të “përfaqësojë të gjithë ata që e quajnë Kanadanë shtëpi”.

“Siç kam paralajmëruar për muaj të tërë, Amerika dëshiron tokën tonë, burimet tona, ujin tonë, vendin tonë. Këto nuk janë kërcënime boshe. Presidenti Trump po përpiqet të na thyejë në mënyrë që Amerika të mund të na zotërojë. Kjo nuk do të ndodhë kurrë“, tha ai.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme