Barça, Yamal: Inter? Kampionati nuk ka rëndësi, admiroj Lautaron dhe Barellan

“Rezultatet e Interit në Serinë A nuk kanë të bëjnë fare me Champions League. Ata po luajnë një gjysmëfinale, do të japin gjithçka, si ne”.
Fjalët e sulmuesit të Barcelonës, Lamine Yamal, në prag të ndeshjes së parë kundër zikaltërve. “Unë vlerësoj veçanërisht Barella-n dhe Lautaron – vazhdoi ai – Në mbrojtje ata janë të fortë si një skuadër klasike italiane, por janë të mirë edhe në kundërsulm. Janë një ekip që më pëlqen shumë”.
Dhe përsëri: “Unë nuk e krahasoj veten me askënd, e njëjta gjë vlen edhe për Messin. E admiroj Leon, ai është më i miri. Por të krahasosh veten me lojtarët e tjerë nuk ka kuptim”.
Siu përjetua dita e djeshme me ndërprerjen e energjisë elektrike? “Blackout na bëri të gjithëve nervozë, por ne po mendonim për gjysmëfinalen dhe kjo është ajo që ka rëndësi”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




