Xhokoviç tërhiqet nga Roma

Sport | 2 vite më parë

Novak Xhokoviç nuk do të luajë në turneun ndërkombëtar të Italisë. Tenisti serb, pas tre humbjeve radhazi, ka deklaruar se nuk do të jetë prezent në Foro Italico. Ai kërkon të bëjë disa ditë pushim më shumë për të qenë gati në turneun Roland Garro.

Turneu ndërkombëtar i Italisë, humbet një nga protagonistët e vet, kur duhet vetëm një javë nga nisja e tij. Bëhet fjalë për Novak Xhokoviç, gjashtë herë fitues i turneut të Romës në 2008, 2011, 2014, 2015, 2020 e 2022). Tenisti serb ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në turneun Masters 1000 të Foro Italico, i prograuar për t’u zhvilluar nga 7-18 maj.

Një mungesë që vjen pas 16 pjesëmarrjeve radhazi, një turne që e ka parë gjithnjë protagonist, me 68 fitore në 80 ndeshje të zhvilluara. Xhokoviç, nuk ndodhet në një situatë pozitive, pas 3 humbjeve radhazi dhe këtë vit nuk ka fituar ende asnjë ndeshje në fushat me dhe të kuq.

Zgjedhja për të mos marrë pjesë në turneun italian, do t’i vijë në ndihmë Xhokoviçit, për të bërë më shumë pushim dhe të jetë gati për objektivin e radhës që është turneu Roland Garro.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme