Dështimet e konstituimit të Kuvendit, Rohde: Të veprohet me shpejtësi

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me vonesat për konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe formimin e qeverisë.
Rohde ka njoftuar për takimin me presidenten Vjosa Osmani përmes një postimi në rrjetin social ‘Bluesky’, teksa thekson se në peizazhin global që po ndryshon me shpejtësi, veprimi i shpejtë është i domosdoshëm.

“Në takimin tim me presidenten Osmani, shpreha shqetësimin tim në rritje për vonesat në finalizimin e seancës konstituive të Kuvendit dhe formimin e qeverisë paszgjedhore. Në peizazhin e sotëm global që ndryshon me shpejtësi, veprimi i shpejtë është i domosdoshëm – punët shtetërore duhet të jenë gjithmonë përpara politikës partiake”, ka shkruar Rohde.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




