Euroliga në RTSH: Panathinaikos triumfon në Stamboll

Basketboll | 2 vite më parë

Panathinaikos ka marrë tashmë udhëheqjen e serisë 2-1 me fitoren në Stamboll ndaj Anadolu Efes 77-81. Ndeshja nisi me tension të madh dhe menjëherë skuadra turke mori avantazhin por me pak pikë. Panathinaikos nuk u ndikua nga tifozëria dhe në periodën e dytë mori nën kontroll lojën duke e fituar si 10 minutësh me 10 pikë diferencë.

E gjithë kjo erdhi falë një loje inteligjente në organizim nga Slukas i cili imponoi ritmin e tij dhe nuk u futën në nxitimin që kërkonte shpesh Efes. Në periodën e tretë dukej sikur Efes po e dorëzonte lojën, gjithçka funksiononte mirë për Panathinaikos teksa shpërtheu edhe Nunn me 10 pikë vetëm në këtë 10 minutësh.

Avantazhi arriti në 13 pikë për Panathinaikos dhe Ataman nisi të shprehte qetësi në fytyrë pasi koha po punonte për ta. Mirëpo me dy gabime në pasim dhe me dy interceptime dhe kosha për Efes me Oturu dhe Smits, e uli në 9 pikë diferencën dhe kuptoi se mund ta sulmonte barazimin.

Ne fakt kështu ndodhi, një periodë e katërt e cila nisi me një vrull të madh të turqve ndërsa në të kundërt të gjelbërit shënuan vetëm 4 pikë në 5 minuta. Vjen barazimi dhe gjithçka nis të diskutohet në 4 minutat e fundit. Pikë më pikë deri në 40 sekonda nga fundi.

Një tentativë e Larkin e bllokuar nga Hernangomez është vendimtare pasi Panathinaikos e kthen në 4 pikë avantazhin. Më tej Efes shënon sërish por do të jetë trepikëshi i Mitoglu që e çon në 5 pikë avantazhin dhe Panathinaikos nuk rrezikon më.

Gjuajtet e lira të Nunn e vulosin fitoren dhe e mbyll me 25 pikë. Tashmë ndeshja e katërt do të jetë të premten ku Panathinaikos do të kërkojë të mbyllë serinë ose në rast fitoreje të Efes, do të kemi një ndeshje të 5-të në Athinë të martën.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme