Imazheria, “syri i parë” i diagnozës – Rëndësia e imazherisë në zbulimin e sëmundjeve
Reparti i imazherisë në Spitalin Rajonal të Shkodrës ofron një gamë të plotë shërbimesh diagnostikuese. Mjeku imazherist Agim Dokaj na shpjegon se çfarë është imazheria dhe sa e rëndësishme është në diagnostikimin e sëmundjeve.
“Imazheria është shkenca që merret me diagnostikimin e sëmundjeve të ndryshme nëpërmjet aparaturave. Ajo është metoda kryesore e diagnostikimit të sëmundjeve në fazën e hershme dhe në fazën akute. Çdo i sëmurë që paraqitet në spital duhet të kalojë nëpërmjet repartit të imazherisë për diagnostikim”, u shpreh mjeku imazherist Agim Dokaj.
Por a kanë efekte negative këto aparatura për trupin tonë?
“Flitet për mbi dozimin nëpërmjet rrezeve por koha e qëndrimit në rrezatim është shumë e shkurtër kështuqë efektet negative dhe anësore janë të minimizuara”, tha Dokaj.
Dr. Agimi u drejtohet grave me një mesazh të qartë për sa i përket mamografisë.
“Me të gjithë mundimin që bëjnë mjekët e familjes dhe mediat e ndryshme për sensibilizimin përsëri numri i grave që aplikojnë mamografinë është shumë i ulët”, u shpreh mjeku.
Imazheria mbetet një nga hapat kyç drejt diagnozës së saktë dhe trajtimit në kohë.
Gazetare: B. Cina
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




