1 Maji- Presidenti Begaj: Nderojmë kontributin që punëtorët kanë në ekonominë shqiptare

Aktualitet | 2 vite më parë

Presidenti Bajram Begaj në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, iu drejtua me një mesazh urimi të gjithë qytetarëve shqiptarë që jetojnë e punojnë me punë të ndershme.

Përmes një kartoline në profilin zyrtar në Facebook, Presidenti Begaj uroi punëtorët për 1 Majin, duke nderuar dinjitetin e punës dhe në veçanti profesionet e vështira.

Kreu i Shtetit shprehu ndaj tyre falënderim për kontributin që japin në ekonominë e vendit.

“Urimet e mia në këtë 1 Maj për të gjithë njerëzit e punës!

Sot ne nderojmë punën e vështirë e të ndershme dhe përkushtimin ndaj saj, nderojmë dinjitetin e punës dhe kontributin që punëtorët kanë në ekonominë shqiptare.

Për të gjithë punëtorët: Faleminderit!” – shkruan Presidenti Begaj në mesazhin për 1 Majin.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme