Bajerni përgatitet për festën e titullit, Federata heziton të dërgojë trofeun në Mynih

Me nëntë pikë ende në lojë Bajernit të Mynihut i mjafton vetëm një për të siguruar titullin kampion. Në tri javët e fundit ekipi bavarez do të ndeshet me Lajpcigun (transfertë), Gladbah (Mynih) dhe Hofenhaim (transfertë).
Duke parë se tashmë luajnë vetëm një ndeshje në “Allianz Arena” drejtuesit e Bajernit kanë shprehur dëshirën për të festuar titullin e fundit të Tomas Mylerit në shtëpinë e tyre dhe i kanë kërkuar Federatës që të dërgojë trofeun në Mynih për ceremoninë që kërkojnë ta bëjnë pas duelit me Gladbahun (10 maj).
Federata Gjermane e Futbollit nga ana e saj nuk ka kthyer ende një përgjigje pasi mendohet se diçka të tillë do ta bëjë vetëm në momentin që skuadra e Kompani të ketë siguruar aritmetikisht titullin e 34-rt në hisotrinë e klubit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




