Koncert me muzikë klasike në Lezhë, nxënësit e “Besëlidhjes“ në skenë me studentët e Universitetit të Arteve
Muzika e kompozitoreve të njohur botëror, u vu në skenën e Pallatit të Kulturës në Lezhë nga nxënësit e muzikës të shkollës “Besëlidhja” dhe studentet e Universitetit të Artëve.
Ata u bënë bashkë dhe mbajtën një koncert me vegla frymore, ku kryesori ishte instrumenti i flautit. 16 interpretuesit sollën emocione për publikun të cilët e priten me entuziazëm dhe duartrokitje të ngrohta përformancën e muzikanteve.
Ky bashkëpunim ndërmjet shkollës “Besëlidhja” dhe Universitetit të Artëve synon të nxisë zhvillimin artistik të të rinjve dhe të fuqizojë kulturën muzikore në qytetin e Lezhës.
“Mendoj se është një bashkëpunim shumë i vlefshëm. Kishte një shtrirje dhe një gërshetim shumë të bukur”, tha mësuesja e flautit Anxhela Kapja Hamimad.
“Kryesorja është që ata i janë afruar artit. I janë afruar instrumenteve që preken me dorë dhe jo asaj me kompjuter”, tha Rozana Kuka, pedagoge e Universitetit të Arteve.
Nxënësit e shkollës muzikës të shkollës “Besëlidhja” thotë se emocionet ishin të mëdha, por ky koncert i përmbushi pritshmëritë e tyre.
“Kënaqësia më e madhe që të bashkëpunonim me Akademinë e Arteve. Mendoj se Lezhës i duhej një promovim i tillë”, tha Ester Shema.
“Studentët e akademisë na e bën shumë më të lehtë, për t’a bërë pjesën më të bukur për publikun dhe për ne”, tha nxënësi Aldo Gjoni.
Koncerti zgjati rreth 60 minuta dhe të pranishmit përjetuan një eksperiencë unike muzikore, falë interpretimit të ndjeshëm dhe teknikës së përpunuar të muzikantëve.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




