Vrasje në Shkodër, shtetasja amerikane dyshohet se u qëllua për vdekje nga bashkëjetuesi i saj

Aktualitet | 2 vite më parë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte (2 maj) në Shkodër. Një shtetase amerikane dyshohet të jetë qëlluar për vdekje me thikë nga bashkëjetuesi i saj.

Brenda banesës së marrë me qira në rrugën “At Shtjefën Gjeçovi”, Policia ndaloi autorin e dyshuar të ngjarjes. Ai u shoqërua në spital në gjendje të dehur dhe me dëmtime të lehta në duar nga mjeti prerës.

“Rreth orës 10:15, në rrugën “At Shtjefën Gjeçovi”, në një banesë të marrë me qira, dyshohet se është vrarë me mjet prerës, shtetasja amerikane, S. S.

Në banesë u gjet bashkëjetuesi i saj, shtetas amerikan, i cili dyshohet se është autori i vrasjes. Ky shtetas u shoqërua në spital për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se është në gjendje të dehur dhe ka dëmtime të lehta, në duar, me mjete prerëse”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të rastit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme