Zgjedhjet- Ambasada amerikane: S’ka vend për pengesa. Zëri i qytetarëve ka rëndësi

Teksa numërimi mbrapsht për datën 11 maj, ditën e mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare në Shqipëri, ka nisur, ambasada amerikane në Tiranë ka shpërndarë në rrjetin social Facebook një deklaratë të zv.presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës J.D.Vance në kuadër të demokracisë dhe rëndësisë së votimit.
Sipas Vance, demokracia qëndron mbi parimin e shenjtë se zëri i qytetarëve ka rëndësi, dhe se sipas tij, nuk ka vend për pengesa.
““Demokracia qëndron mbi parimin e shenjtë se zëri i njerëzve ka rëndësi. Nuk ka vend për pengesa. Ose i përmbahesh këtij parimi, ose jo.” – Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara J.D. Vance”, thuhet në postimin e ambasadës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




