Mbërrin në Shëngjin kontigjenti i dytë i emigrantëve, me denstinacion në qendrën e Gjadrit

Aktualitet | 2 vite më parë

Në portin e Shëngjinit mbërriti gjatë pasdites të së premtes, (2 maj) anija “Guardia Costiera” me 15 emigrantë të dëbuar nga Italia, të cilëve iu është refuzuar azili në shtetin fqinj.

Sipas burimeve zyrtare, anija ka destinacion kampin e qendrës së pritjes së Gjadrit në përputhje me marrëveshjen e bashkëpunimit mes autoriteteve shqiptare dhe atyre italiane.

Mësohet se procedurat e regjistrimit dhe kontrollit mjekësor janë zhvilluar nën masa të shtuara sigurie.

Ky është kontigjenti i dytë i emigrantëve në pak kohë, pasi rreth 3 javë më parë mbërritën 40 emigrantë, ku 16 prej tyre u larguan për t’u riatdhesuar.

Gazetare: Jonela Sagajeva

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme