Berisha në Gramsh: 70 mln euro çdo vit për vaditje e kullim, nafta 40% më lirë

Nga Gramshi, kreu i PD-së Sali Berisha tha se fokusi i programit të Aleancës për Shqipërinë Madhështore do të jenë investimet në bujqësi. Ai deklaroi se 70 milionë euro do të investohen çdo vit për vaditje, kullim dhe mirëmbajtje të tokës, ndërsa buxheti për bujqësinë do të dyfishohet.
“Prodhimet e fermerëve shqiptarë në sezon do mbrohen plotësisht. 70 milionë euro do investohen çdo vit për vaditje, kullim dhe mirëmbajtje të tokës. Do dyfishohet buxheti për bujqësinë. Nga 50 mijë banorë, Gramshi sot ka gjithsej 16 mijë. Siç ka infrastrukturën, Gramshi ka infrastrukturën e arsimit, infrastrukturën e shëndetësisë. Sot kemi zbritur si vend në nivelin e vitit 1960 për mjekë për numër banorësh. Kemi katër herë më pak se BE. Pra, kanë qenë 12 vite rrokullisje të vërtetë.
Në qoftë se në vitin 2013, blije për shkak të çmimeve, dy herë e gjysmë më shumë se sot. Inflacioni i ka rritur çmimet e ushqimeve 250 %. Dhe për të përballuar këtë rritje të çmimeve, pensionisti duhej të kishte pensionin 390 mijë lekë sot. Kjo është e vërteta”, tha Berisha.
Berisha premtoi gjithashtu pension minimal 200 euro, rrogë minimale 500 euro, ulje me 40% të çmimit të naftës,
“Do t’u kthejmë paratë ju dhe në këtë kontekst zotohem se nuk do ketë pension nën 200 euro 100 ditët e para të qeverisë së ardhshme. Minimumi jetik 200 euro për çdo shqiptar. Rrogë minimale 500 euro. Nafta do zbresë 40 përqind për çdo shqiptar”, tha ai.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




