Vllaznia-Dinamo në RTSH, luhet sot gjysmëfinalja e parë e Final 4 në “Arenën Kombëtare”

Do të luhet sot në orën 20:00, në “Arenën Kombëtare” gjysmëfinalja e parë e fazës “Final 4” të “Abissnet Superiore”, mes Vllaznisë dhe Dinamo City, takim që do të transmetohet drejtpërdrejt në RTSH Sport.
Një përballje vendimtare, që do të përcaktojë skuadrën e parë finaliste të këtij sezoni në kampionatin elitar të futbollit shqiptar.
Vllaznia e nis këtë ndeshje në pozita më të favorshme, pasi kualifikohet edhe në rast barazimi, ndërsa Dinamo City-t i duhet me patjetër fitorja për të kaluar në finale.
Një ndeshje për të mos u humbur në “Arenën Kombëtare”, ku tifozët dhe dashamirësit e futbollit shqiptar mund të sigurojnë biletat online në ebileta.al, si dhe në pikën fizike pranë stadiumit “Arena Kombëtare”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




