Tenis: Sabalenka, “mbretëresha” e Madridit

Aryna Sabalenka fiton turneun WTA 1000 të Madridit. Numri 1 i renditjes botërore në tenisin e femrave mundi në finale amerikanen Coco Gauff 2-0 (6-3, 7-6) pas një orë e 39 minuta lojë.
Bjellorusia fiton kështu titullin e saj të tretë të sezonit (i njëzeti në karrierën e saj) dhe bëhet tenistja e dytë që fiton Masterin Madrid 1000 tre herë pas Petra Kvitová.
Ky është trofeu i nëntë i Sabalenkës në kategorinë ‘1000’ dhe falë këtij suksesi ajo do të kalojë 11 mijë pikë në renditje.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




