Kryeministri Albanese fitoi zgjedhjet në Australi, Begaj: Krenarë të shohim një udhëheqës me rrënjë arbëreshe në krye të një vendi të madh

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uroi të dielën Kryeministrin e rizgjedhur të Australisë, Antonio Albanese, i cili fitoi një mandat të dytë për të drejtuar vendin.
“Urime Kryeministër Antonio Albanese për rizgjedhjen tuaj! Teksa Shqipëria dhe Australia gëzojnë marrëdhënie të ngrohta dhe miqësore, jemi krenarë të shohim një udhëheqës me rrënjë arbëreshe në krye të një vendi të madh dhe njërit prej partnerëve tanë. Urojmë që bashkëpunimi ynë të vazhdojë të thellohet në vitet në vijim.”, shkruan Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, në profilin e tij zyrtar në X.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




