Vriten 7 palestinezë nga sulmet izraelite në Gazë

Autoritetet e drejtuara nga Hamasi kanë bërë të ditur se të paktën shtatë palestinezë përfshirë dy prindër dhe dy fëmijët e tyre, të moshës 2 dhe 4 vjeç kanë mbetur të vrarë si pasojë e sulmeve ajrore izraelite në Rripin jugor dhe qendror të Gazës.
I pyetur nga mediat izraelite për sulmet mbi Gazë, ushtria izraelite nuk ka dhënë asnjë koment të drejtpërdrejtë.
Ndërkaq, më herët ushtria e Izraelit ka bërë të ditur se ka thirrur dhjetëra, mijëra rezervistë për të zgjeruar ofensivën e saj në Rripin e Gazës.
“Dhjetëra, mijëra rezervistë që thirren do të paraqiten në ushtri në javën e ardhshme, ” shpjegojnë autoritetet izraelite.
Masa vjen mes një situate tashmë të përkeqësuar humanitare në enklavë. Izraeli ka bllokuar të gjitha ndihmat, mjekësinë, ushqimin dhe mallrat tregtare nga hyrja në Gazë që nga 2 marsi.
Gati 52.500 palestinezë janë vrarë në Gazë në sulmin brutal të Izraelit që nga tetori i vitit 2023, shumica e tyre gra dhe fëmijë.
Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi urdhër-arreste nëntorin e kaluar për kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu dhe ish-ministrin e tij të Mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gazë.
Izraeli gjithashtu përballet me një çështje gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e saj në Gazë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




