Mbyllet faza e rregullt e kampionatit të vajzave, vendosen katër ekipet që do të luajnë në ‘Final 4’

Java e 18-të, dhe njëkohësisht e fundit e kampionatit të rregullt në futbollin e vajzave, ka përfunduar zyrtarisht këtë fundjavë, duke mbyllur një sezon të pasur me gola dhe emocione.
Ndeshjet u shtrinë në katër ditë, duke nisur të enjten me sfidën mes Kinostudios dhe Lushnjes, ku kryeqytetaset triumfuan me rezultatin e thellë 8–0.
Të shtunën u zhvilluan dy takime të tjera, ku Apolonia dominoi ndaj Laçit me një rezultat të thellë 15–0, ndërsa Egnatia triumfoi me shifrat 2-0 ndaj Tiranës.
Sot u luajtën dy sfidat e fundit të kampionatit. Vllaznia fitoi në transfertë kundër Teutës me rezultatin 0–15. Në sfidën e fundit të javës dhe të kampionatit, Gramshi mposhti Partizanin, duke fituar me rezultatin 1–4.
Me këto rezultate, është mbyllur faza e rregullt e kampionatit, ku Vllaznia renditet në vendin e parë pas 18 ndeshjesh përfunduar me 51 pikë të grumbulluara.
Tashmë, ekipet e renditura në katër vendet e para – Vllaznia, Gramshi, Apolonia dhe Partizani – do të garojnë në fazën finale “Final 4”, që do të përcaktojë kampionen e këtij sezoni.
Rezultatet – Java e 18-të:
Kinostudio 8-0 Lushnja
Apolonia 15-0 Laçi
Egnatia 2-0 Tirana
Teuta 0-15 Vllaznia
Partizani 1-4 Gramshi
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




