CAS refuzon ankesën e Kosovës

Sport | 1 vit më parë

CAS(Gjykata e Arbitrazhit Sportiv) ka hedhur poshtë ankesën e Federatës së Futbollit të Kosovës kundër Federatës Rumune të Futbollit dhe UEFA-s për ndeshjen e Ligës së Kombeve luajtur 15 nëntorin e vitit të kaluar.

“Dardanët” në një moment braktisën ndeshjen për shkak të thirrjeve anti kombëtare nga tifozët rumunë.

FFK-ja ka kërkuar që përgjegjësia të kalojë te Federatën e Futbollit të Rumanisë për ndërprerjen e ndeshjes si dhe të anulojë gjobën prej 6000 euro.

Por edhe CAS, ashtu si UEFA, ka vlerësuar se ndeshja u ndërpre për shkak se futbollistët e Kosovës e braktisën në mënyrë të  njëanshme fushën e lojës.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme