Busquets befason: Nuk jemi në nivelin e Botërorit për Klube, do të jetë e vështirë

I pranishëm në Çmimin e Madh të F1 në Miami të dielën, ish-mesfushori i Barcelonës, Sergio Busquets ndau përshtypjet e tij për nivelin e arritur nga Inter Miami dhe për pjesëmarrjen në Kupën e Botës për Klube. Spanjolli 36-vjeçar, i cili luan për skuadrën amerikane që nga viti 2023 përkrah Messit dhe Jordi Alba, ka folur për DAZN për shanset e ekipit në kompeticionin që do të zhvillohet nga 15 qershori deri më 13 korrik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Është e qartë se nuk jemi në nivelin për të marrë pjesë në Botërorin e Klubeve, por do të përpiqemi të garojmë në grup, të marrim çdo ndeshje një nga një, të luftojmë dhe me pak fat do të kalojmë në fazën tjetër, edhe pse do të jetë e vështirë”, pranoi Busquets. Inter Miami përfundoi në Grupin A në turneun e planifikuar për në verë dhe do të duhet të përballet me Al-Ahly, Porto dhe Palmeiras.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




