“Final 4” në RTSH, përcaktohet ndarja e tribunave për finalen e madhe të 12 majit

Vllaznia – Egnatia është finalja e madhe e këtij sezoni në kampionatin “Abissnet Superiore”, e cila do të luhet të hënën, më 12 maj, në orën 20:00, në stadiumin “Arena Kombëtare” dhe do të transmetohet drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në RTSH Sport.
FSHF si organizatore e ndeshjeve të Final Four, ka përcaktuar edhe ndarjen e tribunave për tifozët në finalen e madhe të 12 majit, Vllaznia – Egnatia.
Në sektorin N do të vendosen tifozët e Vllaznisë, ndërsa sektori S do të jetë i rezervuar për tifozët e Egnatias. Në tribunën kryesore, sektorët W101, W102 dhe W103 do të jenë në dispozicion të tifozëve të Vllaznisë, ndërsa në sektorët W105, W106 dhe W107 do të vendosen tifozët e Egnatias.
Të gjitha tribunat e tjera në stadiumin “Arena Kombëtare” do të jenë në dispozicion të tifozëve të dyja skuadrave dhe për të gjithë futbolldashësit e kampionatit shqiptar.
Biletat për finalen e madhe të 12 majit, Vllaznia – Egnatia, mund të blihen online në ebileta.al, si edhe në pikën fizike pranë stadiumit “Arena Kombëtare”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




