Xhiro e Italisë 2025, nesër bëhet prezantimi i skuadrave në Tiranë

Xhiro e Italisë 2025 fillon zyrtarisht nesër me Prezantimin e Skuadrave. Eventi është caktuar për të nisur në orën 18:30. të mërkurën, më 7 maj në sheshin Skënderbej, Tiranë, zemra e të gjitha aktiviteteve të lidhura me Xhiron në kryeqytetin shqiptar si dhe në vijën e finishit të dy fazave të para të garës.
Të 23 skuadrat pjesëmarrëse do të ngjiten në skenë në një shfaqje spektakolare, duke u dhënë mundësinë fansave të shohin nga afër çiklistët të cilët, duke nisur nga 9 maji, do të luftojnë fillimisht në rrugët shqiptare, më pas në të gjithë Italinë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




