PSG, Luis Enrique: Inter-Barça? Mendoj për gjysmëfinalen time, por e kaluara… Dembélé në dispozicion

Futboll Bota | 1 vit më parë

Në shtëpinë e PSG është atmosferë e prag ndeshjes së kthimit të gjysmëfinaleve të Champions League. Parisienët janë thirrur të mbrojnë 1-0 të arritur në Emirates ndaj Arsenalit.

Luis Enrique, në një konferencë për shtyp, bën të ditur rikuperimin e Ousmane Dembélé: “Ai u stërvit me grupin për dy ditë. Do ta kem në dispozicion nesër”, fjalët që gëzojnë çdo tifoz parizien.

Trajneri spanjoll ka fjalë të ëmbla edhe për Kvicha Kvaratskhelia: “Kur patëm mundësinë ta nënshkruanim një ose dy sezon më parë, nuk ia dolëm. E njihnim mirë. Është i ri, por ka shumë përvojë. Më duhet të them se për një lojtar që ndryshon vendin, që ndryshon futbollin, është e vështirë.

Ai iu afrua këtij procesi me një mendje të hapur. Cilësitë e tij janë mbi mesataren, jam shumë krenar për paraqitjet e tij, i kënaqur me atë që bën me dhe pa top”.

Për sfidën ndaj Arsenalit. “Sigurisht që do të vuajmë sepse kundërshtarët tanë nuk kanë një rezultat të favorshëm. Duhet të përsërisim sa më shumë paraqitjen e ndeshjes së parë për të fituar ndeshjen e kthimit dhe t’u qëndrojmë besnike ideve tona. Ndeshja e nesërme do të jetë e vështirë. Është e komplikuar në letër, por ne do të përpiqemi të përsërisim atë që kemi bërë që nga dita e parë”.

Për gjysmëfinalen mes Interit dhe Barcelonës. “Jam djersitur duke menduar për këtë gjysmëfinale. Unë dua vetëm një gjë për finalen: që PSG të jetë atje. Unë kam një të kaluar dhe kjo dashuri, kjo lidhje që ndiej për Barcelonën nuk do të shuhet kurrë”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme