TAS vendos në favor të FIFA-s, Leon përjashtohet nga Kupa e Botës për Klube.

Klubi meksikan i futbollit León ka humbur apelimin e tij kundër FIFA-s dhe nuk do të luajë në Kupën e Botës për Klube muajin e ardhshëm në Shtetet e Bashkuara. Tribunali i Arbitrazhit Sportiv njoftoi të martën se gjyqtarët e saj kishin refuzuar përpjekjen e León për të rrëzuar përjashtimin e FIFA-s nga turneu me 32 ekipe.
FIFA e përjashtoi León sepse ata i përkisnin të njëjtit grup pronësie si një ekip tjetër i Kupës së Botës për Klube, Pachuca. FIFA dëshiron të organizojë një ndeshje play-off midis Los Angeles FC dhe një ekipi tjetër meksikan, America, për të zëvendësuar León. León u pwrfshi në një grup me Chelsea, Esperance dhe Flamengo.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




