Gjirokastër – Rritet ndërgjegjësimi për kancerin e gjirit, në muajin prill u kryen rreth 60 depistime
Përveç muajit tetor, edhe prilli ka qenë një ndër muajt e ndërgjegjësimit të grave në Gjirokastër për të kryer mamografinë.
Mjeku Ermir Mahilaj u shpreh se gjatë gjithë muajit prill kanë kryer kontrollin rreth 60 gra, ku dy raste kanë qenë me patologji shoqëruese.
“Këto dy grua janë drejtuar pranë Spitalit Onkologjik në Tiranë,” tregoi Dr. Mahilaj.
Ai, ndër të tjera, theksoi se çdo grua duhet të bëjë vetëkontrollin e gjirit dhe të kryejë mamografinë, për t’u diagnostikuar sa më herët dhe për të marrë mjekimin e duhur.
“U bëj thirrje të gjitha grave dhe nënave në qarkun e Gjirokastrës, rretheve Përmet, Tepelenë dhe Gjirokastër, që të paraqiten pranë institucionit tonë, në mënyrë që shërbimin që e kanë të shtrirë gjatë gjithë vitit të mundohen ta realizojnë. Kemi ulur moshën e paraqitjes në rreth 35 vjeç,” këshilloi mjeku.
Çdo femër duhet të ndërgjegjësohet jo vetëm në tetor, që është muaji i kancerit të gjirit, por gjatë gjithë vitit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




