Lautaro si Crespo, rekord i ri në Champions me Interin

Goli i Luataro Martinez në ndeshjen e dytë gjysmëfinale mes Interit dhe Barcelonës është i nënti i tij në këtë edicion të Champions League.
Argjentinasi ka arritur kështu rekordin e Hernan Crespos për numrin e golave të shënuar në një sezon të vetëm në kompeticionin më të lartë evropian.
“El Toro” shënoi në 13 ndeshje të luajtura ndërsa “El Valdanito” shënoi të njëjtin numër golash në 2002/2003 në 12 ndeshje. Goli i shënuar në San Siro është i 21-ti i tij në Champions League dhe është golashënuesi më i mirë në historinë e zikaltërve në këtë turne.
Duke marrë parasysh të gjitha kupat evropiane, Lautaro ngjitet në 24 gola dhe është i dyti pas Alessandro Altobelli që ka shënuar 35 gola.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



