Inter-Barça, UEFA për Marciniak: Asnjë problem në arbitrim

Për drejtuesit, lojtarët dhe stafin e Barcelonës, arsyeja kryesore e eliminimit në gjysmëfinale të Champions League nga Interi ka një emër dhe një mbiemër: Szymon Marciniak. Arbitri polak është vënë në shënjestër të katalanasve për disa vendime të gjykuara të gabuara, por UEFA nuk e sheh njësoj. I kontaktuar nga Marca, një përfaqësues i UEFA-s është përgjigjur: “Nuk ka pasur probleme në arbitrim”.
Në orët pas ndeshjes në Milano u fol për një dëshirë të qartë që Barcelona të mos ishte e pranishme në finale. “Ata ishin të frikësuar”, tha Gavi, pa specifikuar se kujt i drejtohej, por këtë e tha pasi iu referua vendimeve të arbitrit. Ose Eric García, i cili tha: “Për arsye përtej kontrollit tonë, gjërat nuk shkuan ashtu siç donim. Të gjithë e dimë se çfarë na ndodhi me këtë arbitër”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




