Giro d’Italia, Thomas Pidcock ekskluzivisht për RTSH: Shqipëria, përvojë e këndshme

Futboll Bota | 1 vit më parë

Nga Shqipëria në Romë, edicioni i 108-ti Giro d’Italia edhe këtë vit, pritet t’i çojë çiklistët në kufijtë e mundësive të tyre. Me një distancë prej 3.413 kilometrash dhe një diferencë lartësie prej plot 52.500 metrash, gara përfshin ngjitje të pamëshirshme dhe qytete historike. Ditën e enjte u zhvillua konferenca për shtyp e disa çiklistëve që kërkojnë të shpallen kampionë.

Një nga këto është britaniku  Thomas ‘Tom’ Pidcock, çiklist i Red Bull. 25-vjeçari është dy herë kampion olimpik në biçikletën malore në Tokio 2021 dhe Paris 2024.

Në një intervistë ekskluzive për RTSH, britaniku i Red Bull foli për aventurën e tij të parë në Shqipëri, dhe itinerarin Durrës–Tiranë–Vlorë.

“Po, është gjithmonë mirë kur vizitoj vende të panjohura. Është hera ime e parë, përvojë e këndshme në një vend të ri, dhe  po përgatitem së bashku me biçikletën time për këtë eksperiencë.”

“Ka shumë të panjohura sa i përket rrugëve që do të përshkojmë, nuk është se kam kërkuar shumë në lidhje me itinerarin, nuk mund të shohësh shumë në Google Maps, kështu që do të garojë pak më shumë me instinkt”, u shpreh britaniku.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme