Europa League, finale e gjitha angleze: Manchester United-Tottenham

Finalja e Europa League 2024/25 do të jetë një derbi anglez. Manchester United dhe Tottenham do të përballen me njëri-tjetrin në Bilbao më 21 maj për titullin.
Pas fitores 3-0 në ndeshjen e parë, Djajtë e Kuq mposhtën 4-1 Athletic Bilbao në ndeshjen e kthimit. Jauregizar dha përshtypjen e një rikthimi bask, më pas Mount dopietë), Casemiro dhe Hojlund përmbysën rezultatin.
Një fat të ngjashëm pati edhe Tottenham, të cilët pas fitores 3-1 një javë më parë mundën norvegjezët 2-0. Pas një pjese të parë pa gola, Solanke zhbllokoi sfidën në minutën e 63-të, ndërsa Porro kompletoi fitoren tre minuta më vonë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




