Conference League: Fiorentina eliminohet, finalja është Betis-Chelsea

Betis-Chelsea do të jetë finalja e Conference League 2024/25. Spanjollët eliminuan Fiorentinën në gjysmëfinale duke barazuar 2-2 në kohën shtesë në Franchi pas 2-1 në Sevilje dhe siguruan ndeshjen finale në Wroclaw, të planifikuar për 28 maj. Skuadra e Pellegrinit zhbllokoi sfidën me një goditje dënimi të Antonit, por u përmbys nga dopieta e Gosens, i cili e dërgoi ndeshjen në shtesë. Ndeshja u vendos me golin e Ezzalzouli në minutën e 97-të.
Nga ana tjetër, Chelsea fiton në Stamford Bridge kundër Djurgarden dhe bëhet klubi i parë në histori që mer pjesë në të tre finalet evropiane. Pas pokerit të ndeshjes së parë, skuadra e Maresca dominon edhe në shtëpi dhe fiton 1-0. Në pjesën e parë Deësbury-Hall shërbehet vertikalisht dhe shënon me ndihmën e shtyllës.
Për londinezët është një finale historike që i lejon ata të bëhen klubi i parë në histori që luan një finale të Champions League, Europa League dhe Conference League.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




