Dita e Dyerve të Hapura, Shkolla Teknike Pyjore ofron dy drejtime dhe programe të specializuara

Aktualitet | 1 vit më parë

Shkolla e Mesme Teknike Pyjore “Kolë Margjini” çeli dyert për nxënësit e shkollave 9-vjeçare të qytetit të Shkodrës, në kuadër të Ditës së Dyerve të Hapura.

Aktiviteti kishte për qëllim njohjen nga afër me mjediset dhe programet e specializuara që ofron kjo shkollë profesionale, e vetmja e këtij lloji në vend.

“Kemi shumë kërkesa nga biznese jo vetëm të Shkodrës, por edhe më gjerë për punësimin e nxënësve. Nxënësit gjatë pushimeve verore janë të punësuar. Praktikat i kryejnë në biznese, veç viti i parë që e kryejnë në laboratorë të shkollës ku dhe marrin informacionet bazë”, u shpreh Albana Llesha, Drejtor, ShTP “Kolë Margjini”.

Nxënësit patën mundësinë të vizitojnë klasat, laboratorët, si dhe të njihen me drejtimet kryesore si “Pyje” dhe “Përpunim druri”, të cilat shtrihen në disa nivele formimi profesional dhe teknik.

Kjo shkollë, me traditë që nga viti 1959 ofron dy drejtime kryesore: “Pyje” dhe “Përpunim druri”.

Ajo bashkëpunon me institucione e organizata kombëtare dhe ndërkombëtare për praktika, shkëmbime dhe mbështetje për të rinjtë.

Nxënësit që përfundojnë formimin, përfitojnë certifikime të njohura brenda dhe jashtë vendit.

Gazetar: M. Gjini 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme